33 Prokurorë publik kanë falsifikuar diplomat për gjuhë të huaj

anevski_6.jpg

Një skandal i paparë ka përfshirë Prokurorinë Themelore Publike në Maqedoni, ka raportuar televizioni Telma, pas një hulumtimi televiziv, përcjell Fakte. Sipas informacioneve, muaj më parë mbi 120 prokurorë kanë konkuruar për 60 vende pune, por pasi që kusht ishte njohja e gjuhës së huaj, 33 prej tyre kanë deponuar diploma për njohjen e gjuhës, që më pas kanë rezultuar të jenë të falsifikuara.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve e ka vërtetuar lajmin, duke mos dhënë detaje nëse kundër këtyre prokurorëve janë ngritur padi penale për falsifikim të dokumenteve. Ai nuk është përgjigjur as në pyetjen se si është e mundur që këta prokurorë të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre, respektivisht të padisin qytetarë tjerë.

Komentet
Top