5.5 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi për tre muaj të këtij viti

thumbs_b_c_c0f828c7648783cacbfacb26c88216b0.jpg

Në tremujorin e dytë të vitit 2017 Turqia ka regjistruar të ardhura nga turizmi në shumën prej gati 5.5 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në tremujorin e dytë të vitit 2017 të ardhurat e Turqisë nga turizmi arrijnë vlerën prej 5,413,048,000 dollarë. Në krahasim me vitin e kaluar tregon rritje prej 8.7 për qind.

Ky vend në qershor të këtij viti, ka rritur eksportet me 2.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, ndërsa në të njëjtën periudhë janë ulur importet me 1.5 për qind. Deficiti i tregtisë së jashtme të Turqisë është ulur për 9.1 për qind.

Komentet
Top