6 bestytnitë e vjetra që sipas studiuesve janë të vërteta

1-1-1.jpg

Supersticioni është një term që përshkruan një besim ose praktikë që është joracionale. Kemi dëgjuar shpesh për supersticionet e ndryshme nga nënat dhe gjyshet tona dhe tani shkenca i ka konfirmuar disa prej tyre. Pini një gotë qumësht për të fjetur më mirë, mos e mbani çantën tuaj në dyshem  pasi mund të shpenzoni shumë para, mos lini një çadër hapur në dhomë, etj. Shpesh mund të keni menduar se janë vetëm bestytni të gjysheve, por në fakt sipas shkencës disa janë të vërteta.

1.Lemza në shtatzëni tregon se foshnja do të lindë me flokë

Ky mit është konfirmuar kohët e fundit nga shkencëtarët e spitalit ‘John Hopkins’ nga Baltimore. Sipas studimit, sasia më e madhe e hormoneve gjatë shtatzënisë që shkakton lemzën, stimulon njëkohësisht edhe rritjen e flokëve.

2.Hëna e plotë
Ka histori të ndryshme  rreth hënës së plotë. Sipas studiuesve ka një lidhje të ngushtë midis formës hënore dhe gjendjes emocionale të njeriut. Një studim ka treguar se njerëzit bëjnë një gjumë jo të qetë gjatë kohës kur hëna është e plotë.

3.Luftoni zjarrin me zjarr
Ju ndoshta keni dëgjuar se mënyra më e mirë për të kaluar një hangover është të pini sërish alkool në mëngjes. Sipas shkencëtarëve kjo është diçka shumë  e vërtetë. Konsumimi i sasive të vogla të alkoolit pasi keni pirë tërë natën, lehtëson gjendjen tuaj. Nëse keni pirë shumë alkool, pini një gotë të madhe me ujë para se të flini gjumë.

4.Djathi është përgjegjës për ëndrrat tuaja të çuditshme
Disa njerëz mendojnë se djathi është burimi kryesor i ëndrrave të çuditshme dhe një studim britanik e ka konfirmuar këtë fakt. Pjesëmarrësit e studimit të cilët hëngrën djathë para se të flini gjumë, panë shumë ëndrra të çuditshme gjatë natës.

5.Foshnjat meshkuj gjuajnë më shumë se femrat
Sipas studimit të realizuar në Irlandë, meshkujt gjuajnë më shumë në shkelm kur janë në barkun e nënës dhe kjo e bën më të vështirë procesin e lindjes. Poashtu, koka e madhe e djemve shkakton komplikacione dhe probleme gjatë lindjes.

6.Një mollë në ditë i thotë doktorit ik
Mollët janë me të vërtetë të shëndetshme. Një studim i kohëve të fundit analizoi efektet e 1 molle në ditë te 50 njerëz. Rezultatet treguan se ky frut parandalon deri në 8500 raste të goditjeve në tru.

Komentet
Top