7 arsye të mëdha për të ngrënë fiq sa më shpesh

fic-fiq.jpg

Fiku, fruta e parajsës e cila ripërtërin, forcon, e ruan shëndetin dhe fshin rrudhat. Një bimë që jep shumë ndërsa i nevojitet pak, vetëm tokë e varfër dhe ndonjë pikë e ujit, konsiderohet ushqim i njohur për vetitë shëruese.

1. Përmbajtje e lartë e magnezit. Magnezi është një nga elementet bazë që e mbron sistemin tonë nervor nga stresi. Ai është shumë i rëndësishëm për eshtrat, imunitetin dhe shëndetin e trurit. E promovon shëndetin dhe vitalitetin, shëron shumë sëmundje, dhe në mënyrë të konsiderueshme e ngadalëson procesin e plakjes. Fiqtë e thatë përmbajnë tri herë më shumë magnez se ata të freskët.

2. Është i pasur me kalium, kalcium, hekur, fosfor, bakër, dhe vitamina B6, C, si dhe beta-karotinë. Përmbajtja shumë e ulët e yndyrave dhe përmbajtja më e lartë e fibrave se cilado pemë dhe perime tjetër është një nga arsyet se pse fiku do të duhej të konsumohet çdo ditë, transmeton Koha.net. Pektina është një fibër e tretshme e cila e ul kolesterolin në gjak, ndërsa triptofani ndihmon me problemet e qarkullimit të gjakut dhe pagjumësisë.

3. Përqindja e lartë e sheqernave natyrorë do të sigurojë që truri juaj të punojë më shpejt dhe t’i pranojë dhe klasifikojë më mirë informacionet. Sigurisht, diabetikët duhet të kenë kujdes gjatë ngrënies së fiqve të thatë të cilët përmbajnë dy herë më shumë sheqer se ata të freskët.

4. Fiqtë e thatë janë një burim i shkëlqyer i shumë ushqyesve dhe gjithashtu një vakt praktik dhe i vlefshëm për atletët rekreativë dhe profesionistë, ndërsa në kombinim me produktet e arrave mund të shërbejë si një meze ideale. Çaji i fikut i shëron sëmundjet e mëlçisë, fytit, organeve të frymëmarrjes, gurët e tëmthit, fshikëzës.

5. Përmbajnë edhe sterole bimore, për të cilat është dëshmuar se kanë efekt të dobishëm në nivelin e kolesterolit në gjak. Sterolet bimore si lanosteroli dhe stigmasteroli, të cilat i përmbajnë fiqtë lidhen për molekulat e kolesterolit në zorrë dhe kështu e pengojnë absorbimin e tij.

6. Studimet e shumta kanë zbuluar komponime me efekte të mundshme antikancerogjene, benzaldehid dhe kumarinë, me të cilat fiku është i pasur. Komponimet e testuara në studimet shkencore kanë treguar rezultate premtuese sidomos kur bëhet fjalë për kancerin e prostatës dhe të lëkurës.

7. Fiku i freskët përmban deri në 80 për qind ujë dhe 60 për qind sheqer natyror, kështu që dobia e konsumimit të fikut është e shumëfishtë ashtu si edhe mënyrat e konsumimit, transmeton Koha.net. Shija e ëmbël e fikut përshtatet në mënyrë të përkryer me shijet e kripura, si djathi i deles apo dhisë, atë mund t’ia shtojmë kompostove të ndryshme apo gjellëve me përbërje të pulës. Nga fiku i freskët mund të bëjmë komposto, reçel dhe pije të fermentuara.

Komentet
Top