7 gjërat që s’duhet t’i bëjmë kur jemi duke rrezikuar jetën – FOTO

0-113.jpg

Ndërkohë që shtëpia juaj po shembet, dikush shkon të marrë portofolin. Dikush bën një ‘selfie’ para avionit në flakë. Pse ndodh që në situata me rrezik ekstrem, jemi të prirur të sillemi në mënyrë irracionale duke zvogëluar kështu mundësitë e shpëtimit? Studiues të ndryshëm janë përpjekur të japin një përgjigje. Kanë zbuluar që më shumë se gjërat që duhet të bëjmë, është e rëndësishme të fokusohemi tek gjërat që duhet të evitojmë (e që janë shumë të zakonshme për shkak të “autizmave” të trurit tonë).

Vendime vetë-shkatërruese

Tsunamet, tërmetet, aksidentet ajrore, shpërthimet: prej kohësh psikologët thonë që në momentet me stres të madh, qeniet njerëzore janë të prirur të marrin vendime në dëm të vetes. Për shembull gjatë tërmetit-tsunamit që goditi Japoninë në mars të vitit 2011 (me shpërthim konsekuent nga centrali bërthamor i Fukushimës) disa persona kanë rrezikuar jetën duke kërkuar të marrin shishe alkooli në supermarketet e shkatërruar. Dhe para pak ditësh jepet lajmi që në Denver, pasagjerët të zbritur nga një avion në flakë, ishin të vendosur të bënin fotografi e selfie para se të largoheshin nga pista. Përse sillemi kështu? Sipas John Leach, psikolog i Universitetit Leicester në Angli, mbijetuar në zjarrin e stacionit të King’s Cross në metronë londineze (1987), është më e dobishme t’u mësosh njerëzve që disa gjëra normalisht duhet të shmangen në situata me rrezik ekstrem. 80-90% e popullsisë – është i bindur Leach – do të sillej në mënyrë të pasaktë ( ose të rrezikshme) gjatë një krize.

Të ngrish

Përballë një katastrofe, jemi të inatosur nga gjendja e histerisë kolektive. Në të vërtetë ndodh pikërisht e kundërta: përgjigjja instiktive e njeriut përballë rrezikut është të mos bëjë asgjë. Psikologët kanë dhënë një përkufizim të vijueshmërisë së reagimeve në një gjendje stresi të lartë ose frike: “lufto – ik – ngri” (fight-flight-freeze). Kur jemi të paralizuar nga terrori, mendja jonë funksionon në maksimum, e përkushtuar si të “tërheq frenat”: ndërkohë që adrenalina ulet e me të edhe norma e zemrës, truri i vogël në bazën e qafës dërgon urdhrin të ndalojmë, kapur në realitet. Në një ambient tragjik kjo “ngrirje” mund të jetë shumë e rrezikshme. Pothuajse gjithmonë është arratisja që na shpëton dhe cdo minutë (ose sekondë) mund të jetë i çmuar.

Paaftësia për të menduar

Gjatë luftës së parë të Gjirit (‘90-‘91), Izraeli i frikësohej një sulmi me armë kimike nga ana e Irakut dhe ishte përgatitur edhe për më të keqen. Maskat anti-gaz dhe vetëinjektuese të kundërhelmeve kundër helmeve u shkatërruan nga popullsia e tërë. Familjeve iu kërkua të identifikonin një “dhomë të sigurt” në brendësi të vetë shtëpisë: nga tingulli i alarmit, të gjithë duhet të strehoheshin në dhomë dhe të vendosnin maskat anti-gas. Në janar të ’91 pati shumë sulme, por nuk u përdorën armë kimike. Kishte me mijëra të vdekur e të plagosur, por vetëm 234 për shkak të shpërthimeve. 800 të tjerët ishin bërë keq (ose kishin vdekur) nga alarmet false. Disa kanë vënë maskat anti-gas pa hapur filtrin, të tjerë kanë injektuar anti-helmet pa u ekspozuar tek helmet, të tjerë janë lënduar duke vrapuar për tu strehuar. Kjo ndodh shpjegojnë ekspertët, sepse truri ynë çuditërisht është i ngadaltë përballë fatkeqësive, të cilat fatkeqësisht vijnë shumë shpejt. “Mendja ka një kapacitet të limituar për të procesuar informacione të reja, shpjegon Sarita Robinson, psikologe e Universitetit anglez e Central Lancashire. Gjithë kjo ndodh për shkaqe fiziologjike. Përballë rrezikut rritet prodhimi i dopaminës, hormon i lidhur mes të tjerash me kënaqësinë dhe aftësinë për të pasur vëmendje, por edhe me adrenalinën dhe kortizolin (hormone kundër stresit).

Vizioni i tunelit

Përballë një fatkeqësie (të pashmangshme ose duke u zhvilluar) aktivizohet i ashtuquajturi vizioni “tunel” ose fokuson shikimin dhe vëmendjen e asaj që kemi përballë duke humbur perceptimin e asaj që ndodh dhe sfondit. Kjo mënyrë është një përgjigje tipike njerëzore përballë një katastrofe të quajtur “këmbëngulje” që konsiston në zgjidhjen e problemit shumë e shumë herë në të njëjtën mënyrë, edhe kur është e qartë që nuk do të ketë rezultat.

Të lidhur nga rutina

Të vraposh në shtëpi të kërkosh portofolin gjatë një tsunami është një gjë vërtet irracionale, por shumë e zakonshme. Aq sa edhe psikologët flasin për ‘sjellje klishe”. Është një gjest që ka të bëjë me sulmet e rutinës së përditshme edhe përballë një fatkeqësie të dukshme. “Të marrësh portofolin kur del nga shtëpia është diçka automatike, jo rezultat i mendimit”, shpjegon James Goff, ekspert i gjendjeve të emergjencës në Universitetin e Hawai. Në jetën e përditshme, ky veprim automatik në lidhje me rutinën është shumë I dobishëm sepse lejon që ta kesh mendjen të qartë për të planifikuar të ardhmen (edhe të pashmangshme) sidomos kur ndodhemi në një vend ose situatë të pazakontë.

Refuzimi total

Mes “gjërave të gabuara” që bëjmë kur ndodhemi përballë një tragjedie është edhe një ekstrem: të injorosh ekzistencën e vetë tragjedisë. E bën 50% e popullsisë, shpjegon James Goff, ekspert i gjendjeve të emergjencës. Për ta kuptuar, janë ata që shkojnë në plazh për të fotografuar tsunamin që do të vijë. Ka ndodhur vërtet gjatë tsunamit të frikshëm në 26 dhjetor 2004 në Oqeanin Indian. Kishte persona në breg të detit, spektatorë të valës anormale që po afrohej. Sipas ekspertëve ky refuzim mund të ketë dy arsye: një gabim të interpretimit të rrezikut, ose vullneti për ta injoruar. Kjo e fundit është shumë e zakonshme gjatë zjarreve, kur për shembull t’a mbathësh nga shtëpia do të thotë të mos kesh më një të tillë.

Në të kundërt, çfarë duhet bërë

Atëherë, në qoftë se nuk mund të kemi besim në instiktin e të mbijetuarit, çfarë duhet të bëjmë përballë një katastrofe? Sipas John Leach, psikolog i Universiteti anglez të Leicester duhet të zëvendësojmë reagimet automatike (pothuajse të padobishme e të mërzitshme) me gjeste që mund të shpëtojnë jetën: “Eshtë e nevojshme të ushtrohemi shumë, në mënyrë që teknikat e të mbijetuarit të bëhen sjellje “dominante” në situata të caktuara. Atëherë, duke qenë të përgatitur, të lëvizim shpejt (duke shmangur fazën e ngrirjes) të ndalojmë rutinën dhe të shmangim përpjekjen e refuzimit. Janë të gjitha rregulla të dobishme për ti bërë ballë një fatkeqësie e të shpëtosh jetën në rastet më të këqija. Sigurisht në disa raste na ndihmon dhe fati. Por për këtë vetëm mund të shpresojmë.

Komentet
Top