70% e popullsisë së botës do të ketë një telefon në 2022

0-147.jpg

Adoptimi në rritje të i shërbimeve mobile në Azi dhe Afrikë do të dyfishojë numrin e përdoruesve krahasuar me 2008-ën u shpreh firma analitike Forrester. Sipas Forrester në 2022 do të jenë 5.5 miliard përdorues telefonësh ose 70% e popullsisë së botës.

“Presim që numri i përdoruesve të një telefoni inteligjent të arrijë në 3.8 miliard nga 2022, duke kaluar për herë të parë penetrimin prej 50% të popullsisë në 2017-ën dhe arritur 66% në 2022,” shkruante Forrester.

Që nga 2013-ta penetrimi është rritur me 21%. Android do të ngelet sistemi operativ mobil dominant. Rritja e telefonëve me kosto të ulët në Azi do të ndihmojë Android të mbajë pozicionin e parë ndjekur nga iOS.

Forrester nuk parashikon asnjë rritje të Windows Phone, ndërsa Microsoft ende nuk ka vendosur një datë debutimi për ndonjë produkt të ri.

Ndërkaq shitjet e tabletëve janë në rënie ndërsa telefonët me ekrane të mëdha po kanabalizojnë këtë sektor.

Telefonët e thjeshtë do të ngelen. Afro 1.2 miliard njerëz në mbarë botën përdorin një telefon të tillë si mjet parësor komunikimi.

Forrester parashikon se në 2020-ën do të jenë 433 milion përdorues të telefonëve të thjeshtë si telefoni i tyre parësor.

Komentet
Top