8 truke që do ta bëjnë jetën më të lehtë në kuzhinë

1502707758gatimi.jpg

Koha që kalon në kuzhinë mund të jetë kënaqësi, sidomos kur jeni të pasionuar në përgatitjen e pjatave të ndryshme.

Problemi është se, ndonjëherë, nuk kemi kohë të mjaftueshme dhe ka disa punë që mund të jenë me të vërtetë të mërzitshme. Lajmi i mirë është se ka një numër të madh trukesh që mund t’i vendosni në praktikë për të bërë jetën tuaj më të lehtë në kuzhinë.

Duke ndjekur këto këshilla të thjeshta, ju mund t’i thoni lamtumirë stresit të shkaktuar nga disa aktivitete më pak argëtuese.

Grini gjalpin me rende – Të vendosni gjalpin në frigorifer nuk është një ide e mirë, sepse ai bëhet i vështirë për t’u përdorur më pas. Edhe pse ndonjëherë është mënyra më e mirë për ta ruajtur atë, sepse kur është nxehtë mund të prishet. Për të lehtësuar përdorimin e tij në ndonjë recetë, e vendosni në frigorifer dhe pastaj përdorni një rende për të marrë sasinë e dëshiruar.

Hani kivin me lugë – Të qëroni një kivi mund të duket e vështirë dhe gjatë procesit do të humbni një masë të mirë të frutit. Për të parandaluar këtë, e prisni kivin në gjysmë dhe për të hequr tulin nga brenda kivit përdorni një lugë.

Lini patatet në ujë të ftohtë – Kur ju skuqni patate, ndonjëherë ato ngjisin në fund të tiganit dhe nuk dalin ashtu siç i dëshironi. Për të parandaluar që kjo të ndodhë, ju duhet t’i lini në ujë të ftohtë, disa minuta para se të filloni t’i gatuani. Uji i lejon patateve të çlirojnë niseshtenë që ato kanë dhe kjo do të bëjë që ato të gatuhen si duhet.

Vendoseni në mikrovalë, pastaj shtrydhni limonin – Për të përfituar të gjithë lëngun e një limoni, e vendosni atë në mikrovalë disa minuta, e lini të ftohet dhe ju do të keni nga ky fryt më shumë lëng.

Mbani frutat në ujë – Pasi keni qëruar fruta të tilla si mollë ose dardha, disa sekonda më vonë tuli i tyre oksidohet dhe nxihet. Nëqoftëse ju doni t’i mbani ato për shumë kohë në një gjendje të përsosur, i vendosni në një tas me ujë të ftohtë dhe lëng limoni.

Zieni dhe më pas qëroni domatet – Shumë pjata me domate shijojnë më mirë nëqoftëse ajo është e qëruar më parë. Ky aktivitet nuk është gjithmonë i lehtë sepse domatet e pjekura zbuten shumë lehtë. Kur keni nevojë të qëroni domatet, zieni një gotë ujë, futni domatet për disa minuta dhe do të shihni se si do të jetë më e lehtë t’i zhvishni ato!

Grini qepët – Qepët ju bëjnë të qani çdo herë që ju duhet ti prisni ato? Thuaj lamtumirë këtij problem të bezdisshëm duke i ngrirë ato disa orë para prerjes.

Qepë për orizin e djegur – Është një fatkeqësi e vërtetë kur orizi qëndron në fund dhe digjet para drekës ose darkës. Për të ruajtur orizin e mbetur dhe për të eliminuar erën dhe shijen e orizit të djegur, prisni një qepë në 4 copa dhe e vendosni në tenxhere për 15 minuta.

Komentet
Top