A do të ketë përsëri tërmete në Shkup, flet drejtori i Institutit Seizmologjik

termet174.jpg

Drejtori i Institutit për Sizmologji në Shkup, Mihaill Garevski në një intervistë për TV SHENJA, tha se duke parë që epiqendra e tërmetit ka qenë e njëjta me atë të shtatorit, kur kishim dridhje prej 5.3 shkallë, vlerëson se kjo është një lloj after-shock.

“Sepse është epiqendra e njëjtë e shtatorit të vitit të kaluar kur kishim tërmet me magnitudë 5.3. Ky është ai aktiviteti i cili vazhdon dhe mund të thuhet se kjo është një lloj after-shock edhe pse ka kaluar një periudhë e gjatë. Magnituda prej 4.1, 4.2 shkallë është normal shqetësuese, sepse sipas shkallës evropiane sizmike, kjo është diku 5 dhe mund të thuhet se numri më i madh i qytetarëve është normale që ta ndjejnë atë. Por them që nuk është për tu habitur, megjithatë nuk pres që edhe më tej të ketë dridhje me magnitudë të tillë. Në periudhën e ardhshme mund të ketë ndonjë after-shock, por me magnituda më të ulëta”, deklaroi Garevski për SHENJA.

Komentet
Top