A e dini diferencën mes limonit dhe limes (limonit jeshil)?

1.jpg

Limoni dhe lime ( shumë i ngjashëm me limonin me ngjyrë të verdhë)  janë fruta të ngjashme tropikale prandaj dhe shumë njerëz i ngatërrojnë. Ata i ngjajnë njëri-tjetrit në shije, në formë dhe në profilin ushqimor, por ajo çka duhet ta dini është se në të vërtetë ato ndryshojnë shumë.

Shkencërisht, limonat janë të njohur si Citrus Lemon, ndërsa limes ( limonat jeshil) quhen Citrus aurantifolia. Limonat janë më të mëdha se limet dhe janë më të tharta, ndryshe nga limet të cilat mund të jenë të hidhura ose të ëmbla varësisht nga lloji.Limonat janë formë ovale ndërsa limet janë të rrumbullakëta. Ama të dyja kanë shumë vitaminë C. Limes janë gjithashtu të pasura me vitaminë A, ndërsa limoni përmban shumë kalium dhe acid folik.

Limonët dhe limet kanë një profil të ngjashëm ushqimor.  Ato përmbajnë pothuajse të njëjtat vitamina dhe minerale dhe gjithashtu janë plot me antioksidantë të cilët mund të luftojnë kancerin.
Të dyja frutat janë shumë të shëndetshme, prandaj ekspertët rekomandojnë shtimin e tyre në dietën tuaj.

Komentet
Top