“A po falimenton ProCredit Banka?”, vjen reagimi zyrtar nga banka

IMG-20151007-WA0002.jpg

Në lidhje me publikimin e datës 10.05.2017 në portalin shqipmedia.com me titull “A po falimenton ProCredit Banka?” Nga ProCredi Banka dërgojnë informatat vijuese:

ProCredit Banka në vitet e fundit në mënyrë të konsiderueshme investon në modernizimin dhe
automatizimin e veprimtarisë bankare në vend, sipas modelit të vendeve të zhvilluara të Evropës
Perëndimore. Rrjetin e bankomateve e përqendrojmë në Zonat 24/7 të cilat janë pjesë e secilës prej degëve tona. Në Zonat 24/7 klientët kanë qasje deri te llogaritë e tyre nëpërmjet 6 llojeve të bankomateve moderne, të vetëm në Maqedoni edhe atë 24 orë, 7 ditë në javë. ProCredit është udhëheqëse në zhvillimin e zgjidhjeve të përparuara teknologjike në veprimtarinë bankare. Plani i institucionit tonë është digjitalizimi dhe investimi i mëtejmë në shërbimet elektronike bankare, m-banking, bankomate për depozitim dhe tërheqje të parave të gatshme në valuta të ndryshme, bankomate për shuma më të mëdha të parave të gatshme, kasaforta për qarkullimin ditor, në dispozicion 24/7.

Qëllimi është përmirësimi i shërbimit për klientët dhe prania edhe më e madhe gjithkund në vend.

Njeriu modern sot kërkon shërbime bankare ndryshe. Njerëzit kanë ditë dinamike dhe shumë obligime dhe nuk u duhet degë por e-banking dhe kartelë. Klientët tanë shfrytëzojnë kartelë për të gjitha pagesat në shitore, veçanërisht në shtëpitë moderne të mallrave ku secila shitore ka së paku nga 5 POS terminale dhe shfrytëzojnë e-banking për çdo pagesë dhe kontaktojnë me bankën nëpërmjet telefonit. Në ProCredit Bank këtë e mundësojmë për secilin klient nëpërmjet teknologjisë së lartë dhe të sigurtë. Ne besojmë që si rrjedhojë e digjitalizimit bankat nuk janë më një vend që vizitohet, por shërbim që ofrohet në komoditetin e zyrës apo shtëpisë.

Komentet
Top