A po falimenton ProCredit Banka?

Sk14.jpg

Shkup – Qytetarët të shqetësuar në adresë të portalit Shqipmedia kanë paraqitur ankesa në lidhje me funksionimin e ProCredit Bank në Maqedoni. Sipas vizitorëve tanë ata me kartelat e tyre bankare që kanë në Procredit Bank nuk kanë mundur të paguajnë në dyqanett në Qendrën Tregtare “CityMall” ndërsa edhe bankomati i kësaj banke nuk gjendet më në këtë qendër. Poashtu edhe në Qendrën Tregtare “Palma Mall” në Tetovë nuk gjendet më bankomati i kësaj banke. Deri në këto momente nga Banka nuk ka asnjë njoftim zyrtar se pse kjo nodh. Qytetarët e shqetësuar pyesin a po falimenton kjo bankë në Maqedoni? Shqipmedia

Komentet
Top