A po përgaditet Sadi Bexheti përsëri për kryetar të Tetovës?

20140124_1418229081545851_860963416266154992_n.jpg

Dje në ndeshjen e vlefshme për Liga Evropa mes Shkëndijës dhe Helsinkit luajtur në Finlandë biznismeni njëkohësisht pronari i “Ecolog” dhe Shkëndijës Lazim Destani kishte ftuar miqë, biznismen dhe profesor që me avionin e tij privat të ndjekin ndeshjen në Finlandë. Ajo që bie në sy ishte mungesa e akademikut Abdylmenaf Bexhetit ndërsa në mesin e të ftuarve ishte edhe ish kryetari i Tetovës Sadi Bexheti.

Në Tetovë tani më vetëm se kanë filluar thashethemet për një rikthim të mundshëm të Sadi Bexhetit si kandidat për kryetar në Zgjedhjet Lokale që do të mbahen në tetor. Sipas thashemeve, Sadi Bexheti do të garojë i pavarur mirëpo do të ketë ndihmën dhe përkrahjen e biznismenit Destani dhe shumë biznismenëve tetovar, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të përkrahet nga LR-PDSH-ja dhe LSDM-ja. Shqipmedia

Komentet
Top