Ademi pritet si mbret i Dinamos (VIDEO)

Ademi-kthimi.jpg

Mesfushori shqiptar me prejardhje nga Tetova, Arijan Ademi nga e marta iu ka bashkuar skuadrës së tij të vjetër Dinamo Zagrebit. Ai pas dy viteve pezullim për përdorim të substancave të paligjshme, është rikthyer në stërvitje te Dinamo e Zagrebit, ku prit si një mbret i kësaj skuadre dhe në stërvitjen e tij të parë me ftesë të klubit kroat pati me qindra tifoz. Kjo ishte mënyrë më e mirë për ti treguar mesfushorit me origjinë shqiptare, të lindur në Kroaci, por që prej vitit 2014 përfaqëson Maqedoninë në arenën ndërkombëtare, se ai mbetet një pjesë e rëndësishme e Dinamos së Zagrebit.

Gjithçka më doket e çuditshme. Me të vërtetë emocionet janë të mëdha. Ndjenja është shumë e mirë, pasi pas një kohe të gjatë sërish që po kthehem në dhomat e veshjes. Me të vërtetë është shumë mirë. Kam fjetur pak, por jam paksa i emocionuar. Meti pres stërvitjet. Gjatë kohë isha në media, por më shumë dua të jem në fushë. – ka thënë futbollisti Ademi.

Mesfushori shqiptar në vitin 2015 ishte dënuar me katër vite mos lojë, pas daljes pozitiv në testet anti doping, pas një ndeshje me Arsenalin.Pas një ankese në CAS, Ademit i është reduktuar dënimi nga katër në dy vite.

Komentet
Top