Afganistan, sulmohet xhamia shiite, 50 të vdekur

5E55F69F-6E59-408D-80A1-E1B5D22B3EA5_w1023_r1_s.jpg

Së paku 50 persona janë vrarë dhe 80 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre në mënyrë serioze, kur një kamikaz dhe një person i armatosur sulmuan një xhami shiite në qytetin Herat, në pjesën perëndimore të Afganistanit.

Autoritetet thanë se një sulmues vetëvrasës e kishte aktivizuar eksplozivin në trupin e tij para xhamisë Jaëadia në qytetin Herat. Sulmuesi i dytë me armë, po ashtu, kishte hapur zjarr kundër besimtarëve myslimanë, që ishin brenda xhamisë në kohën e eksplodimit.

“Shteti Islamik” ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj xhamisë shiite. 50 shiitë janë vrarë dhe 80 të plagosur në një sulm në xhaminë në Herat në Afganistanin perëndimor”,- bën të ditur portali AMAK i ISIS-it.

Edhe sot, ndërkohë, është sulmuar konvoji i NATO-s në Afganistan. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë as për këtë sulm, ndërsa nga Aleanca konfirmojnë se ka viktima, por nuk bëhet e ditur numri apo kombësia e tyre.

Komentet
Top