Agjenti i Donnarummas thyen heshtjen!

auto_donnarumma-780x4391478587521.jpg

Agjenti i Donnarumma ka thënë se lojtari është kërcënuar që të vazhdojë kontratën me Milanin.

Mino Raiola, agjenti i portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma, ka thyer heshtjen, duke thënë se 18 vjeçari është “ngacmuar” dhe “familja e tij është kërcënuar”.

“Nuk ishte problem ekonomik parash, problemi ishte psikologjik na bënin presion të përgjigjeshim ne datën 13 qershor, kështu që ne e bëmë”, tha fillimisht Raiola.

“Morëm një vendim që nuk donim. Nuk kishte të bënte me para. Jemi kërcënuar. Familja e Donnarumma është kërcënuar me vdekje dhe se nuk do të luante më. Nuk mund të mbani një lojtar duke e trajtuar në këtë mënyrë”, theksoi Raiola.

“Mund t’i rihapni diskutimet? Jo. Me Fasone s’kam asgjë, por nuk duam t’i rihapim sërish këto diskutime”, shtoi agjenti i portierit italian.

“Mund të rri në tribunë 1 vit? Nëse merr vendim presidenti është gjë tjetër”, u shpreh më tej ai.

“Milan kërkon portier? Është punë e tyre”, theksoi Raiola.

Është thënë se vendimi i Donnarumas nuk ka qenë për arsye ekonomike, pasi Milani i ka ofruar 18 vjeçarit pesë milionë euro në sezon plus bonuse.

Komentet
Top