Ahmeti nuk e bindi Thaçin të futet në qeveri

ahmeti-thaci-1-640x389.jpg

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi sot patën një takim joformal në një lokal të Tetovës.

Thaçi përpara se të takonte Ahmetin, gjatë një takimi me qytetarët, ritheksoi qëndrimet e tij mbi Deklaratën e Përbashkët të partive shqiptare, duke e cilësuar atë si të kotë, njofton TV21.

Thaçi vlerëson se Ahmeti është duke shkuar në një rrugë të gabuar dhe se rruga e vetme për avancimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni është vendimmarrje me konsensus të plotë në kuadër të institucioneve të sistemit.

Komentet
Top