Ajo çfarë duam në verë?! Kuba akulli prej shalqini

1-1.jpg

Është një ide shumë e thjeshtë, por vërtet e këndshme dhe e veçantë, që do t’ua bëjë ditët e nxehta të verës më të freskëta dhe të veçanta: kuba akulli prej shalqini.

Këta kube frutash të ngrirë kanë një ëmbëlsi të butë, janë shumë të freskët dhe mbi të gjitha kërkojnë vetëm një përbërës. Veç të tjerave ata janë një mënyrë fare e thjeshtë dhe që nuk kërkon shumë mundim apo vrarje mendjeje, se si mund të përmirësoni pijet tuaja verore, që nga uji me gaz deri te limonadat apo pije si vera e kështu me rradhë.

Çfarë keni nevojë: Një shalqi pa fara, një letër pjekjeje dhe frigorifer apo ngrirës.

Çfarë të bëni: Priteni shalqinin tuaj në kube dhe vendosini kubet e prerë në letrën për pjekje (letër alumini).

Mund t’i spërkasni me sheqer ose me mendër apo borzilok. Vendoseni letrën me shalqin në ngrirje për rreth tre orë, ose derisa të ngrijnë.

Pastaj hidhini kubet e shalqinit në një çantë platike, për t’i ruajtur. Shtojini këta kube në pijet tuaja ose shijojini ashtu siç janë.

 

Komentet
Top