Aksident në rrugën Shkup-Tetovë, humb jetën një person – FOTO

18402564_1484090661642494_7323569621788339609_n-660x330.jpg

Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë pas një aksidenti të rëndë automobilistik që ndodhi rreth sot orës 15:30 në rrugën rajonale Shkup – Tetovë.

Nga SPB tetovë informojnë se automjeti Citroen C3 me targa të tetovës, për shkaqe deri më tani të panjohura ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Rreth 30 metra larg automjetit të përmbysur policia ka gjetur trupin e një personi të pajetë, për të cilin supozohet se ka qenë bashkëudhëtar i në veturë, kurse zjarrfikësit e Tetovës nga automjeti kanë nxjerrë një person tjetër i cili ka lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës dhe ndodhet në gjendje serioze për jetën. Personi që humbi jetën në këtë aksident është Mladen Stojanovski, rreth të 60-tave poashtu nga Tetova.

Komentet
Top