Alarmante: 22 persona të ri të infektuar me HIV për 6 muaj, të gjithë meshkuj

hiv_aids_620x350.jpg

Situatë alarmante mbizotëron në Maqedoni, ku janë zbuluar edhe 20 raste të reja me virusin HIV vetëm 6 muajt e fundit transmeton Shqipmedia.

Se virusi përhapet me të madhe në Maqedoni flet edhe fakti se në vitin e kaluar ka pasur 32 raste ndërsa tani deri në muajin qershor janë detektuar 22 raste të reja.

Nga raporti i publikuar nga Instituti për shëndet publik thuhet se 22 rastet e reja me HIV janë të gjithë meshkuj dhe shumica homoseksual.

Personat e infektuar janë nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Prilepi dhe Vallandova.Shqipmedia

Komentet
Top