ALARMI I METEOROLOGËVE: Vera më e nxehtë që prej 1800-ës

22.40-AKTUALE-ALARMI-I-METEOROLOGËVE...-750x430.jpg

Kompania e njohur amerikane për parashikimin meteorologjik AccuWeather parashikon se për zonat në Evropën Jugore dhe Lindore kjo do të jetë një verë e gjatë e ngrohtë me temperatura të larta të rrezikshme dhe thatësirë. Sipas parashikimeve të AccuWeather në këtë zonë pritet një periudhë e gjatë me temperatura mbi mesataren e zakonshme, veçanërisht në Itali dhe në Gadishullin Ballkanik. Veçanërisht temperatura të larta do të jenë të pranishme gjatë korrikut dhe gushtit. Meterologu Aen Repert duke folur për zonën e Ballkanit, deklaroi se rrezik më i madh nga temperaturat e larta i kanoset Maqedonisë, Hungarisë dhe Rumanisë. Kolegu i tij Tajler Rojs nuk e përjashton mundësinë edhe të paraqitjes së nivelit të rritur të smogut dhe cilësisë së keqe të ajrit. Si pasojë e temperaturave të larta do të paraqitet thatësirë, që negativisht do të pasqyrohet tek të mbjellat. Thuhet gjithashtu se prej vitit 1800, këto temperatura nuk janë parë, gjatë verës.

Komentet
Top