Albin Kurti godet Zaevin – VIDEO

Albin-Kurti-LajmTV-.jpg

Në një intervistë ekskluzive për LajmTV, kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetvendosja, Albin Kurti ka komentuar edhe prononcimin e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, se manastiret dhe kishat e Kosovës janë zemra e Serbisë. Kurti porosit Zaevin se nuk ka nevojë që në Maqedoni të ketë mentalitet serb, duke theksuar se kishat janë tempuj fetarë, e jo zemra e dikujt. Këtë pjesë të intervistës së Albin Kurtit për Gazetën Lajm dhe Lajm.tv mund ta përcillni në videon më poshtë. Kurse intervistën e plotë me pretendtin e VV-së për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, do të mund ta përcillni të shtunën në ora 16.

Komentet
Top