Albin Kurti takohet me Fatmir Limajn

auto_Ramush-Haradinaj-Isa-Mustafa-Albin-Kurti-Fatmir-Limaj-Nenshkrimi-i-marreveshjes-LAN-10-shtator-2014-659x4532_11497645617.jpg

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar të premten me kreun e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Kurti, ish-kryetar i Vetëvendosjes, ka zhvilluar bisedime me Limajn, partia e të cilit është pjesë e një koalicioni të lidhur para zgjedhjeve me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, me shumë gjasë për mundësinë e një bashkëpunimi për formimin e qeverisë së re të vendit.

Burimet e Gazetës bëjnë të ditur se takimi Kurti-Limaj është zhvilluar në restorantin Amadeus, në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

Kurti, partia e të cilit ka dalë e dyta në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, ditë më parë ka ftuar të gjitha partitë që kanë siguruar pjesëmarrjen në Kuvendin e Kosovës, përveç PDK’së, që t’i bashkohen Vetëvendosjes në formimin e qeverisë së ardhshme të vendit.

Limaj, në anën tjetër, të enjten ka thënë se ai dhe partia e tij do të mbështesin kandidatin e koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj, për aq kohë sa do të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re.

Komentet
Top