Anëtarët dhe simpatizantët e ISIS-it të pranishëm në Maqedoni

Cell-Arrest-by-police-640.jpg

Autoritetet maqedonase vlerësojnë se anëtarët dhe simpatizerët e Shtetit Islamik janë të pranishëm në Maqedoni. Kjo theksohet në pjesën hyrëse të raportit kundër terrorizmit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Maqedonin, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Raporti theksonn se kërcënimi nga ekstremizmi i dhunshëm islamik ishte në rritje në rajon, i mbështetur pjesërisht nga fondet e organizatave të huaja që predikonin ideologji ekstremiste dhe grupet e dhunshme ekstremiste që shfrytëzuan mediet sociale për të përhapur propagandë dhe për të rekrutuar mbështetës.

Në pjesën e përgjithshme të raportit theksohet se grupi i shtetit islamik, i cili është akuzuar për shumë sulme terroriste, është duke e humbur mbështetjen në Irak dhe Siri, por paralajmërohet se gjatë kthimin të luftëtarëve në shtëpitë e tyre mund të paraqes rrezik për vendet e Ballkanit dhe Aziz Qendrore.

Raporti vjetor për terrorizmi publikohet njëher në vit nga 2004 dhe me këtë Departamenti i Shtetit i mundëson Kongresit që të marr informacione të rregullta për terrorizmit gjithandej nëpër botë.

Komentet
Top