Anglia U-20, kampion i botës

auto_4154C14300000578-4593062-image-a-40_1497184709961-658x4301497189476.jpg

Anglia fiton kampionatin botërorë U20. Kombëtarja e “Tre Luanëve” ka mposhtur në aktin e fundit Venezuelën, duke siguruar kështu sukesin për të parën herë në historinë tyre në botërorin e U20, të zvhilluar në Kore. Goli i fitores erdhi Calvert-Leëin. 20-vjeçari i cili është në pronësi të skuadrës së Everton, ka arritur të zhbllokë sfidën në minutën e 35 të takimit. Mundësia e artë për të barazuar vjen në të 74, falë një penalltie të fituar, por nga pika e bardhë e 11 metërshit Adalberto Penaranda ndalet nga portieri Frederick Woodman. Fitore minimale për “Tre Luanët” të cilët ditën ta menxhonin shumë mirë lojën. Komplimentat shkojnë edhe për të rinjtë Venezueljanë, të cilët edhe pse përballë kishin një kundërshtarë të vështirë, ditën ta rivalizonin denjësisht. Anglia përgjatë garës, arrit të eleminonte Italinë në gjysëm finale, me përbysje rezultati në pjesën e dytë. Ndërkohë që Venezuela, arriti finalen pasi mundi me penallti Kombëtaren e Urugait. Këta të fundit u ndeshën me Italinë, në garën për vendin e tretë dhe të katërt. Të kaltërit ishin ata që u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive, të cilët fituan me rezultatin 1:4.

Komentet
Top