Apel për ndihmë: Familja Sinani mbijeton nga deponia e Tetovës – VIDEO

sinaniii.png

Arbersha 10 vjeçare bashkë me vëllain e vet po luajnë në dhomën e tyre. Por dhoma është në qiell të hapur. Ata nuk kanë shtëpi kurse kanë uzurpuar vendin e një ndërmarrje private në Tetovë.

Nëna, Ramize për objektin në të cilin jetojnë thotë është i vjetër dhe frikësohet ti mbajë brenda fëmijët meqë se rrezikohen nga shembja ose rënia e çatisë. Ajo thotë se e ka të vështirë të sigurojë kafshatën e gojës për fëmijët dhe se mbijetojnë me mbeturinat që gjejnë nëpër deponi.

“Mbledhim hekura, najlon, varet. Ndonjëherë nuk na i pranojnë, se varet se si punoj, sepse jam me dy fëmijë, po duhet ti marr me veti te deponia nuk kam kujt t’ia lë. Fitoj nga 200 apo 300 denarë në ditë, dhe blej dy bukë, një paket makarona dhe aq”, tha Ramize Sinani.

Fëmijët e kanë më së vështiri, me që nuk gëzojnë fatin si gjithë të tjerët të kenë veshmbathje të reja.

Arbresha nuk mund ti ndalë Lotët për shkak gjendjes së vështirë që kanë. Ajo është e pikëlluar se nuk mund ti sjellë shoqet e shkollës në shtëpi.

“Nuk mund të flas shumë, më vjen keq se nuk mund ti sjelli shoqet këtu. Unë luaj këtu me vëllain tim”, tha Arbresha Sinani.

Arbresha ka sandale që janë të mëdha dhe për meshkuj, kurse vesh rroba çfarë mund të gjejë në deponi.

“Rrobat i gjej nëpër mbeturina. Më bëjnë mirë. Unë i ndihmoj nënës time në deponi”, shtoi ajo.

Ramizja është nga një qytet tjetër, ndërsa në këtë vend jeton 10 vjet, kurse për shkak se nuk ka dokumentacion për vendbanim, ajo nuk mund të merr ndihmë sociale.

“Nuk kam as rrogë as asgjë, fëmijët i ushqej me makarona, dhe shkoj në deponi për të mbledhur. Në këtë shtëpi jetoj që 10 vjet. Kjo është e Tehnopromet, por vjen shefi dhe na thotë ta lëshojmë vendin, ne nuk kemi ku të shkojmë. Ne qe 10 vjet jemi pa rrymë nuk kemi as frigorifer, e as banjë e asgjë tjetër. Përveç tualetit dhe kësaj kolibe”, tha ajo.

Ramizja bën thirrje që njerëzit human ti ndihmojnë për një dhomë për dy fëmijët e saj dhe të mos bredhin mbeturinave.

Përgatiti: Miradie Hasani

Komentet
Top