Apple do të prodhojë vetëm iPhone OLED pas 2018: Nikkei

iphone-8-white-730x410.jpg

Në fillim të vitit një raport që vinte nga zinxhiri furnizues i Apple zbuloi se kompania do të prodhonte iPhone vetëm me ekrane OLED vetëm pas 2019-ës.

Gjithashtu besohet se Apple do të prodhojë 70 milion iPhone 8 me ekrane OLED këtë vit kur gjenerata e re e telefonit të prezantohet.

Por sipas një raporti publikuar ditën e sotme nga Nikkei, ky afat është përshpejtuar dhe Apple do të përdorë ekrane OLED tek të gjitha modelet e reja iPhone që nga 2018-ta.

Konkretisht sipas Nikkei Apple prezanton tre iPhone në 2018-ën me ekrane OLED, një teknologji superiore e cila tregon ngjyra të errëta më të forta dhe konsum më të ulët të energjisë.

iPhone i këtij viti, iPhone 8, pritet gjithashtu të ketë ekran OLED por një çmim shumë më të lartë sesa dy modelet e tjera që do të kenë ekrane LCD.

Në mënyrë që Apple të prezantonte tre telefonë me ekrane OLED, Apple duhet të kishte në dispozicion miliona ekrane OLED.

Aktualisht vetëm Samsung Display prodhon ekrane OLED për telefonët megjithatë edhe Sharp ka shtuar përpjekjet.

Komentet
Top