Apple publikoi betat e treta publike të iOS 11 dhe macOS High Sierra

apple.jpg

Dy javë pasi publikoi betan e dytë publike, Apple erdhi me betan e tretë publike të iOS 11 dhe macOS High Sierra.

Së bashku me rregullimet e gabimeve dhe rritjen e performancës, ky përditësim përmban një numër përditësimesh funksionale.

iOS 11 beta 3 përmban ndryshime në Qendren e Njoftimeve si dhe ikona të rifreskuara të Notes, Reminders dhe Contacts ndërsa në macOS High Sierra është përditësuar ikona e kontakteve dhe Widget-i Now Playing.

Ky përditësim tregon se ndryshimet e premtuara po marrin formë. Nëse dëshironi të shkarkoni betat më të fundit publike atëherë mund të regjistroheni në këtë lidhje.

E nëse jeni regjistruar atëherë mund ti shkarkoni këto beta duke kërkuar manualisht në Settings > General > Software Update në iOS ndërsa në macOS i gjeni nën aplikacionin Updates./Pcworldalbanian

Komentet
Top