Apple rifreskon modelet MacBook dhe MacBook Pro – FOTO

apple.jpg

Apple i dha një performancë të shtuar MacBook dhe MacBook Pro në konferencën e zhvilluesve WWDC. Dy linjat e kompjuterave u përditësuan me procesorët Kaby Lake dhe disqe më të shpejta solide.

Modeli 15 inç MacBook Pro do të ketë grafika më të shpejta ndërsa modeli 13 inç MacBook Pro do të shitet 1,299 dollar pa me Touch Bar.

Vitin e kaluar Apple i dha produktit të saj të ri procesorët Intel Core M ose e thënë ndryshe akses në 1.3 Ghz dhe memorje 1866 Mhz.

Kompania gjithashtu rriti specifikat e Intel HD 515 dhe e gjithë linja kishte të paktën 8GB RAM. Sakaq përditësimi i ditës së sotme solli më shumë shpejtësi, jetëgjatësi më të lartë bateri e specifika të tjera.

Procesorët e rinjë janë të familjes Kaby Lake. Krahasuar me Skylake, Kaby Lake sjell arkitekturën 14 nanometër dhe frekuencë më të lartë.

Modeli 12 inç duket është është më i fituari. Ai është përditësuar për herë të fundit në Prill të 2016-ës. Sakaq procesorët Kaby Lake në modelet e tjera MacBook Pro nuk përbëjnë ndryshim të madh në një laptop i cili u përditësuar 6 muaj më parë.

Modeli 13 inç ka procesor dy bërthamësh dhe grafika të integruara ndërsa modeli 15 inç procesor katër bërthamësh dhe grafika AMD të dedikuara.

MacBook 12 inç shitet 1299 dollar, MacBook Pro 13 inç 1,299 dollar, MacBook Pro 13 inç me Touch Bar 1799 dollar dhe MacBook Pro 15 inç me Touch Bar 2,399 dollar.

Komentet
Top