Arbana Xharra i bashkohet PDK-së

arbana.jpg

Gazetarja Arbana Xharra që nga sot është bërë zyrtarisht anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës. Aderimin e saj në këtë parti ajo e bëri në një konferencë për media së bashku me kryetarin e kësaj partie Kadri Veselin.

Veseli gjatë fjalës së tij tha se sot ka ardhur ta ndajë një lajm të gëzueshëm.

“Gjithnjë e më shumë njerëz të rinj po i bashkohen PDK-së. Jemi të përkushtuar ndaj rritjes së transparences, jam i vendosur për fuqizimin e grave në insitucionet tona dhe partinë tonë. Pa rolin e grave dhe pa fuqizimin e tyre nuk mund të kemi integrim të fuqishëm euroatlantik”, ka thënë Veseli.

Ai tha se si kryetar i PDK-së e ka ndjekur punën e Arbana xharrës si gazetare.

“E kam ftuar që të ndajë me ne përkushtimin e saj për Kosovën, si një anëtare e PDK-së”, tha Veseli.

Ndërkaq Xharra theksoi se aderimi i saj në PDK është bërë pa asnjë kusht.

“Është kjo parti e cila më premtoi hapësirë, kam ardhur pa asnjë kusht. Kam me vazhdu me dinjitet me punu, kam me vazhdu me qenë zëri i qytetarit të Kosovës. Vazhdojë me qëndru prapa shkrimeve që kam ba dhe kam me vazhdu me qendru kritikuese edhe brenda partisë”, tha Xharra.

Komentet
Top