Arbeloa zbulon skuadrën e Ronaldos për sezonin e ri

auto_ronaldo1499322090.jpg

Alvaro Arbeloa beson se Cristiano Ronaldo do të mbetet në Real Madrid

Ish anëtari i Real Madridit, Alvaro Arbeloa ka një lajm të mirë për tifozët e kampionit të Spanjës dhe Evropës. Ai është bindur se Cristiano Ronaldo do të mbetet në Real Madrid.

“Ai është shumë inteligjent. Kur arrin momenti i përkryer për të folur, ai do të bëjë këtë”, tha Arbeloa për El Chiringuito TV.

“Ne duhet t’i japim atij votëbesimin tonë. Ai është lojtari ynë i ekskluzivitetit dhe ne i besojmë atij plotësisht. Të gjithë e njohin atë në mënyrë të përsosur, ai nuk e fsheh, ai do të thotë se është ende në Madrid, nuk kam asnjë dyshim”, ka thekuar ai.

Së fundmi spekulohej se Ronaldo kishte vendosur të largohej nga Spanja dhe të gjejë një skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.

Pas këtij lajmi ishte përfolur se Ronaldo ka ofertë nga Manchester United dhe PSG. Por, si duket e ardhmja e Ronaldo do të jetë në Madrid edhe për një kohë të gjatë

Komentet
Top