Arifi me investime konkrete në Malësinë e Tetovës, asfalton rrugën Shipkovicë-Brodec

thumbnail_DSC_8209.jpg

Një nga arteriet kryesore të infrastrukturës rrugore që lidh fshatrat e Malësisë së Tetovës është rruga Shipkovic-Brodec.

Gjatë sqeverisjeve të mëparshme është premtuar investimi në asfaltimin e kësaj rruge, por në këtë drejtim nuk pati asgje konkrete.

Në vitin 2014 u bë edhe ndërhyrja e parë në Malësi me asfaltimin e rrugës në fjalë, por situata e krijuar nga vërshimet dëmtoi rëndë këtë rrugë sërisht.

Me përmirësimin e kushteve atmosferike, e para e Tetovës Teuta Arifi, premtoi asfaltimin e kësaj rruge të cilën sot e promovoi para mediave.

Rruga gjithësejt ka 3.2 kilometra gjatësi dhe 5 metra gjërësi, dhe në të janë investuar mjete buxhetore reth 500.000 euro.

Komentet
Top