Arrestohen me marihuanë tre shkupjan adoleshent në Qafë-Thanë

arrestimi-shkoder.jpg

Policia Kufitare në Qafë-Thanë ka arrestuar tre të rinj nga Shkupi: Taip A. 19 vjeç, Nazif S. 20 vjeç dhe Ardian F., 21 vjeç.

Dje, më datë 16 korrik 2017, ata janë paraqitur në pikën e kalimit kufitar me një “Mitsubishi” në pronësi të 20-vjeçarit Nazif S.

Gjatë kontrollit trupor të ushtruar ndaj Taip A., policia gjeti katër qese me kanabis me peshë 16.6 gr.

Dy shtetasit e tjerë kishin pasur dijeni për këtë fakt dhe nuk kishin kallëzuar në organet e Policisë.

Kësisoj, dosjet e të treve i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit Taip Adilovski dhe “Moskallëzimi i krimit” në ngarkim të dy shtetasve të tjerë.

Komentet
Top