Arrestohet 38 vjeçari nga Nerashti i Tetovës

nerashti-587x396.jpg

Dje mbrëma rreth orës 23.00 policia e Tetovës ka arrestuar një 38-vjeçarë nga fshati Nerasht për të cilin është lëshuar një urdhër arrest për vuajtje të dënimit dy vjet e 10 muaj për veprën e kryer penale grabitje. I njëjti është dërguar në burgun e Idrizovës në Shkup për vuajtjen e dënimit.

Tetovari reh gruan e tij

Tetovarja 23-vjeçare me inciale V.I dje ka paraqitur dhunë familjare nga ana e burrit të sajë 26-vjeçarë i cili një kohë të gjatë e malltretuar fizikisht dhe psiqikisht . Para disa ditëve në shtëpinë e tyre në fshatin Trebosh ai e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të dukshme bashkëshortes së tij, e cila nga spitali klinik I Tetovës ka marrë edhe vërtetim për lëndimet.

Komentet
Top