Arrihet marrëveshja, Reali thyen rekordin botëror për Mbappen?

auto_Kylian-Mbappe-e1490214214807-780x4391490277701.jpg

Real Madridi besohet se ka arritur marrëveshje në parim me Monacon për transferimin e Kylian Mbappes.

Marca raporton se klubet tashmë kanë një akord i cili pritet të finalizohet me të gjitha dokumentacionet brenda orëve të ardhshme.

Reali sipas sportives madrilene do të paguajë 160 milionë euro plus 20 milionë të tjera që varen nga bonuset për sulmuesin atraktiv 18 vjeçar.

Mbappe pritet të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare me përfitime prej 200 mijë funte në javë.

Monaco kështu heq dorë nga kërkesa prej 190 milionë eurove për lojtarin, teksa në fund nëse kompletohet transferi do të regjistronte rekord fitime nga shitjet e lojtarëve prej 300 milionë funtesh.

Njëkohësisht, ky do të ishte rekordi i ri botëror i transferimeve, si transferi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.

Komentet
Top