Arsenal ofron 25 milionë euro për yllin e Juventusit

football-champions-league-juventus-real-madrid-morata_3299526-681x383.jpg

Arsenal ka hyrë në garë për anësorin e Juventusit, kolumbianin Juan Cuadrado

Mediat kolumbiane bëjnë me dije se Arsenal ka përgatitur një ofertë prej 25 milionë eurosh për Juan Cuadradon.

Arsenal sot ka kompletuar transferimin e Alexandre Lacazette nga Lyoni për 50 milionë euro, por nuk e kanë mbyllur ende me transferime.

Ata duan që Cuadrado të jetë përforcimi i tyre i tretë i kësaj vere, pasi trajneri Arsene Wenger beson se do të përshtatej shumë mirë në skuadrën e tij.

Për Cuadradon po ashtu po interesohen edhe skuadrat tjera si PSG dhe Valencia.

Komentet
Top