Arsyet bindëse pse njerëzit që udhëtojnë vetëm janë më inteligjentë

vajvajza.jpg

Një studim britanik ka treguar se njerëzit inteligjentë janë më të prirur drejt përvojave të llojit ‘kënaqësi më të ulëta nga jeta por me frekuenca më të mëdha socializimi me miqtë”.

Duke përdorur të dhëna nga një vëzhgim i zhvilluar në një kohë të gjatë, me 15.000 njerëz të moshës nga 18 në 28 vjeç, psikologët përcaktuan se ata që jetojnë në qytet, përgjithësisht, janë më të pakënaqur se ato që jetojnë në zona rurale dhe njerëzit kanë tendencën të tregojnë më tepër kënaqësi për jetën, kur shohin miqtë më shpesh.
Pra, për disa njerëz, të jetojnë në vende të vogla por duke marrë pjesë në aktivitete të shpeshta me miqtë, është çelësi i lumturisë

Sidoqoftë, krejt e kundërta e kësaj teorie vlen për njerëzit me inteligjencë të lartë.
Psikologët treguan se njerëzit e mençur janë të angazhuar me ca punë më bujare. Me siguri përpiqen më shumë se të tjerët, i çfarëdolloji qoftë angazhimi i tyre në punë, distancohen nga ndjenjat e tyre dhe e gjithë kjo është një situatë kritike për lumturinë.
Megjithatë pyetja përfundimtare është kjo: A janë më pak të lumtur ata që jetojnë në qytete?!
Dhe a janë njerëzit të mençur pikërisht sepse janë më pak social dhe bëjnë më pak jetë sociale?!
Ndoshta është koha që të programoni një udhëtim, vetëm për t’i dhënë vetes një përgjigje inteligjente! 😉

Komentet
Top