AS: Ronaldo ka vendosur rreth të ardhmes

Cristiano-Ronaldo3.jpg

Kanë kaluar 23 ditë që nga raportimi i gazetës braziliane A Bola se Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Spanja duke dridhur themelet e Real Madridit.

Tre ditë para raportimit, Prokuroria spanjolle ka akuzuar portugezin për evazion fiskal në vlerë prej 14.7 milionë euro.

Ylli ishte i mërzitur nga trajtimi që po merrte dhe mbrojtja e dobët që po i bën klubi madrilen.

Por, presidentit të ekipit Florentino Perez iu desh të hynte në radion Onda Cero dhe të deklaronte ndër të tjerash se “Ne kemi besim tek ai si person dhe si një profesionist…”.

Megjithëse Cristiano ende nuk e ka thënë asnjë fjalë rreth të ardhmes, gazeta spanjolle AS, ka mësuar se lojtari ka vendosur të vazhdojë që të mbetet në Madrid.

Topi i ardhshëm i Artë (pritet të jetë trofeu i pestë) mbetet epiqendra e projektit dhe se portugezi është i ngazëllyer me blerjet e fundit që po bën Madridi.

Komentet
Top