Atletico Madrid-Real Madrid, statistikat përpara sfidës

auto_f2eb19dd-3a46-4f86-b340-637ad02d04cd1494408029.jpg

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka shënuar 8 nga 9 golat e fundit të Real Madrid në Champions League. Goli tjetër është realizuar nga Marco Asensio. 13 nga 14 golat e fundit të Real Madrid në Champions League janë shënuar pas minutës së 47. Real Madrid dhe Juventus janë të vetmet skuadra që nuk janë mposhtur në këtë sezon të Champions League (8 Fitore, 3 Barazime). Me 13 gola në 11 ndeshje, Atletico Madrid është skuadra që ka shënuar numrin më të vogël të golave mes gjysmëfinalisteve aktuale të Champions. Cristiano Ronaldo numëron 103 gola në Champions League, tre më shumë se Atletico Madrid në të gjithë historinë e tij në këtë kompeticion.Dy barazime dhe tre humbje.

Bilanci i “Colchoneros” përballë Real Madrid në 4 sezonet e fundit të fazës me eliminim direkt në Champions, raporton telesport. Atletico Madrid nuk ka gjuajtur në portë veçse një herë në gjysmëfinalen e vajtjes. Kjo është statistika e tij më e ulët në Champions nën drejtimin e Diego Simeone-s.Atletico Madrid numëron 16 porta të paprekura në 18 ndeshjet e fundit në Champions në “Vicente Calderon”.

Komentet
Top