Bacca zgjedhë skuadrën me të cilën do të luajë

auto_bacca-1-e1498132304227-780x4391498133773.jpg

Sulmuesi kolumbian pritet të largohet nga Milani.

Pas transferimit të shtatë futbollistëve, Milani tani ka nisur të mendoj shitjen e disa nga lojtarëve që nuk shihen si pjesë e planit të trajnerit Vincenzo Montella.

Një nga emrat që e kanë pothuajse të sigurt, largimin është ai i Carlos Baccas, i cili duket se i ka ditët e numëruara si futbollist i rossonerëve. Milan ka pranuar disa oferta nga Turqia për sulmuesin por lojtari nuk ka dashur t’i pranojë ato.

E përditshmja franceze L’Equipe ka bërë me dije se kolumbiani kërkon t’i bashkohet gjigantit francez Olympique Marseille, që po ashtu ka shprehur interesim për lojtarin.

Milan kërkon së paku 20 milionë euro nga shitja e ish-anëtarit të Sevillas

Komentet
Top