Bale kthehet në Ligën Premier, por me një kusht

bale_4883.jpg

Kur u transferua nga Tottenhemi drejt Real Madridit, Gareth Bale u shndërrua në lojtarin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, vend që e mbajti deri në verën e vitit të kaluar, kur ja la fronin Paul Pogba që u transferua nga Juventusi tek Manchester United.

E megjithatë, Bale ka mundësinë që të rikthehet sërish në krye të këtij klasifikimi, të paktën nga ajo që shkruajnë mediat sportive në Angli dhe në Spanjë.

Sipas tyre, Florentino Perez është lodhur nga dëmtimet e shpeshta të uellsianit dhe nëse vjen oferta e duhur është i gatshëm që ta transferojë atë.

Por cila është oferta e duhur? Daily Express thotë se bëhet fjalë për 110 milionë funte, që Manchester United është i gatshëm për të paguar për ta vendosur lojtarin nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Në Spanjë thuhet se vetë Bale ka rënë dakord, por me një kusht; kualifikimin e Manchester United për në Ligën e Kampionëve.

Mundësitë që “Djajtë” ta bëjnë këtë janë dy; duke u renditur të katërtit në Premier Ligë, një skenar i vështirë, ose duke fituar Ligën e Evropës, një skenar më i mundshëm, duke pasur parasysh që në gjysmëfinalen e parë në Spanjë me Celta Vigon, fituan minimalisht 1-0

Komentet
Top