Balena Blu, misteri që fshihet pas 130 vrasjeve në Rusi dhe dhjetëra lëndimeve në mbarë botën. Ja 50 nivelet e saj

0-165.jpg

Blue Whale – balena blu – një lojë cila dërgon adoleshentët drejt vetëvrasjes ka marrë jetën e të paktën 130 rinjve në Rusi.

Më 12 Qershor Policia Ruse arrestoi atë që besohet se është themeluesi i saj, 26 vjeçarin Ilya Sidorov. Ai ka pranuar përpara hetuesve se drejton një grup vetëvrasësish me të paktën 32 anëtarë.

Kjo lojë pushtoi titujt e lajmeve ditët e fundit në Shqipëri ku një 12 vjeçare në Gjirokastër kishte tentuar të kryente vetëvrasje si rezultat i lojës.

Por çfarë është Balena Blu?Balena Blu dhe rastet e vetëvrasjes

Vetëm në Rusi kanë humbur jetën 130 adoleshentë. Sipas raportimeve të vdekur dhe të lënduar ka patur në Argjentinë, Brazil, Britani, Itali, Kinë, Kili, Kolumbi, Gjeorgji, Kenya, Paraguaj, Portugali, Rusia, Arabinë Saudite, Serbi, Spanjë, Uruguaj, Venezuelë së fundit edhe në Shqipëri.


50 nivelet e Balenës Blu

Një përdorues i Reddit publikoi listën e niveleve dhe sfidave që duhen të kalojnë përdoruesit e lojës në mënyrë që të takojnë balenën blu.

Prerja e krahut me një mjet të mprehtë
Zgjimi në 4:20 të mëngjesit dhe shikimi i një videoje të frikshme
Prerja e venave në krah, vetëm tre prerje
Vizatimi i një balene në një copë letër
Nëse doni të bëheni një balenë blu atëherë shkruani “Po” me një mjet të mprehtë në këmbë
Shkrimi i një statusi “#I’am a Whale”
Prerje të trupit
Mbizotërimi i frikës
Zgjimi në 4:20 dhe ngjitja mbi çatinë e shtëpisë
Vizatimi i një balenë me një mjet të mprehtë në krah
Shikimi gjatë gjithë ditës video të frikshme
Dëgjimi i muzikës që të dërgon administratori
Prerja e buzëve
Shpimi i krahut me një gjilpëre
Dëmtimi i vetvetes
Ngjitja në çati dhe qëndrimi në një cep të saj
Ngjitja mbi një urë
Ngjitja mbi një vinç
Kontrolli i vërtetësisë së akteve
Duhet të flasësh me balenën në Skype
Qëndrimi mbi çati
Kodim
Mision sekret
Takimi me balenën
Vendosni datën e vdekjes dhe e pranoni atë
Vizitoni një hekurudhë në 4:20
Mos flisni me askënd
Jepni betimin e një balene blu
Prerje me sende të mprehta

Nga niveli 30 deri në 49 duhet të zgjohen çdo ditë për të shikuar video, dëgjuar muzikë dhe prerë pjesë të ndryshme të trupit dhe biseduar me balenën.

Niveli i 50 është varja, hedhja nga dritarja, shtrirja mbi një hekurudhë treni hedhja nga lartësi të ndryshme.

Grupi i balenës blu

Aktualisht policia Ruse përveç Sidorov ka arrestuar edhe një 21 vjeçar me emrin Philip Budeikin i cili është administrator i lojës. Ai ka nxitur të paktën 16 adoleshente të kryejnë vetëvrasje.

Sakaq Sidorov drejton një grup prej 32 fëmijësh në Rusi dhe Evropë që kompletonin detyrat që u jepte./Pcworldalbanian

Komentet
Top