Banorët e Porojit kërkojnë ndërtimin e digave mbrojtëse – VIDEO

qemal-halili.jpg

Banorët e fshatit Poroj kërkojnë nga institucionet që kësaj radhe të merren me parandalimin e ardhjes deri tek përmbytjet, dhe jo si në herët e kaluara, vetëm, me eliminimin e pasojave gjegjësisht pastrimin e mbetjeve dhe hapjen e rrugës.Ata kërkojnë që pas pastrimit institucionet të koncentrohen me rregullimin e digave, tek vendi i quajtur “Uji i Shpejtë” në burimin e lumit, në fshatin Gjermë me ç`rast kaskadat e ndërtuara atje, do të parandalonin vërshimin e lumit dhe gurëve deri në fshtrat si Trebosh dhe Pllaticë, transmeton Televizioni Koha.

Nga ana tjetër, kreu i Bashkësisë Lokale të Porojit, Sulejman Ramadani është shprehur se, punët duhet të koncentrohen tanimë në pastrimin e fushave të përmbytura, të cilat edhe duhet të maten dhe të bëhet vlerësimi i dëmeve.

Nga ana tjetër, kërkesave të banorëve për rregullimin e cështjes që në burim, kryetarja e komunës së Tetovës iu ka premtuar se, e njëjta gjë së shpejti do të bëhet nga Qeveria, sidomos pas takimit të fundit për rastin e fshatit Poroj, ku nga kryetarja Arifi, Qeveria ka kërkuar raportin e UNDP-së për studimet e kryera në këtë drejtim, si për lumin Shkumbin, po ashtu edhe për lumen Poroj.

Vendin e përmbytur e vizitoi edhe përfaqësuesja e UNDP-së në vendin tonë, Luiza Vitone, e cila është shprehur se, kësaj radhe pret angazhim më të madh në drejtim të investimeve kapitale në infrastrukturën e lumenjëve nga anae komunave, ndërsa kjo duhet përshpejtuar, duke pasur parasyshë faktin se, të interesuar ka një numër të madh donatorësh ndërkombëtarë si dhe Qeveria e re cila premton investime në këtë drejtim, transmeton Televizioni Koha.

“Presim që të ketë investime dhe hapërime më të mëdha në drejtim të sanimit të këtyre defekteve që shkaktojnë përmbytje, me qëllim që mos vijë sërish deri tek përsëritje e këtyre problemeve”, deklaroi Luiza Viton, përfaqësuese e zyrës së UNDP-së në vendin tonë.

Komentet
Top