Barcelona e ka seriozisht për Verrattin, dy lojtarë dhe para për italianin

marco-verrati.jpg

Barcelona është duke menduar një ofertë për mesfushorin e PSG-së, Marco Verrattin.

Mesfushori italian ka dyshime për të ardhmen e tij, edhe pse agjenti Donati di Campli kishte thënë se ai nuk e ka në plan largimin.

Ai do ta pëlqente një kalim në Spanjë te Barca ose Real Madridi.

Sipas asaj që shkruan Don Balon, Barca është e gatshëm të ofrojë Denis Suarezin dhe Rafinhan për Verrattin.

Të dy lojtarët pëlqehen shumë nga trajneri i PSG-së, Unai Emery, ndërsa pritet që Barcelonës t’i shkojë edhe një shumë e parave.

Komentet
Top