Barcelona në kaos!

auto_Barcelona-n-kaos-p-rgjimet-telefonike-detyrojn-presidentin-Bartomeu-t-dor-hiqet_TS_06-07-17_7960027228_1499415086.jpg

Një skandal gjyqësor rrezikon të përmbysë gjithçka te skuadra e Barcelonës orët në vijim. Këtë herë, në shënjestër të drejtësisë spanjolle nuk ka përfunduar sulmuesi argjentinas Lionel Messi, por presidenti i klubit “blaugrana”, Josip Bartomeu. Sipas të përditshmes spanjolle “ABC”, numri 1 i skuadrës së Barcelonës është përgjuar në telefon teksa ka folur me ish-presidentin e këtij klubi, Sandro Rosell.

Gjithsej janë 6 orë përgjime telefonike, ku është Rosell që informonte dhe i kërkonte Bartomeu që të mbulonte disa nga veprimet financiare, që sollën edhe arrestimin e tij në Brazil. Sipas medias spanjolle, presidenti aktual i Barcelonës i ka orët e numëruara në krye të klubit. Pasi gjykatësi i çështjes të publikojë faktet, Bartomeu është i detyruar të japë dorëheqjen nga detyra e presidentit të Barcelonës.

Komentet
Top