Bashkëthemeluesi i Ethereum thotë se tregu i monedhave dixhitale është një bombë me sahat

ethereum-730x410.jpg

Initial Coin Offering, një mënyrë e re për gjenerimin e të ardhurave nga kompanitë të cilat shfrytëzojnë teknologjinë blockchain, ka tërhequr goxha vëmendje saqë themeluesi i rrjetit të Ethereum, ku shumica e këtyre monedhave marrin fillesën, thotë se ka ardhur koha që gjërat të qetësohen sadopak.

“Njerëzit thonë se ICO-të janë gjëja më e mirë që mund ti ndodhë ethereum, mjafton të shikoni çmimin, por është një bombë me sahat,” shprehet Charles Hoskinson, njeriu i cili ndihmoi në zhvillimin e ethereum.

“Ka një mbi-tokenizim sepse kompanitë po hedhin në qarkullim tokens të reja për të proceset që mund të përmbushen me blockchain-et aktuale. Njerëzit janë të verbuar nga paraja e lehtë dhe e shpejtë,” tha ai gjatë një interviste.

Firmat kanë ngritur një kapital prej 1.3 miliard dollarësh nga shitja e monedhave dixhitale (ICO), duke lënë pas kompanitë e blockchain dhe gjeneruar gjashtë herë më shumë të ardhura se një vit më parë raportoi Autonomous Research.

Ether, monedha dixhitale e lidhur me blockchain-in ethereum, u rrit nga 8 dollar në fillimin e ICO-së së saj në mbi 400 dollar muajin e kaluar.

Megjithatë tashmë ka rënë me 50%.

Hoskinson, i cili drejton firmën kërkimore IOHK, është pjesë e atyre të cilët e shohin me shqetësim rritjen e shpejtë të blockchain-it dhe vlerës së monedhave dixhitale. Por rregullimi është rreziku më i madh i këtij sektori. Ka gjasa që shumë shpejtë Komisioni Amerikan i Këmbimit dhe Letrave me Vlerë, i cili ka qëndruar në heshtje, të ndërhyjë dhe ti shpallë monedhat dixhitale letra me vlerë tha ai.

Startupet të cilat ngrisin fonde përmes ICO-së, e bëjnë plotësisht në mënyrë të pakontrolluar nga një autoritet qendror ndryshe nga sa ndodh me shitjet tradicionale ku investitorët e akredituar u verifikohen burimet e të ardhurave.

Në të ardhmen kjo mund të nxisë një sërë padish gjyqësore duke qenë se blerësit e monedhës do të paditin ofrouesin me arsyetimin se nuk kanë patur dijeni rreth rreziqeve ka bart blerja e atyre aseteve.

Hoskinson u bashkua ekipit themelues të Ethereum në 2013-ën dhe u largua në Qershor të 2014-ës sepse ai mbronte idenë që projekti i tyre duhet të ishte fitimprurës për ta. Por ekipi i drejtuar nga Vitalik Buterin ishte kundër kësaj ideje dhe dëshironin që rrjeti ethereum të ishte jofitimprurës.

Edhe shefi i Ripple ka një këndvështrim të ngjashëm. Ai thotë se kompanitë të cilat shesin monedha dixhitale jashtë Shteteve të Bashkuara me mendimin se nuk ka ligje për mbrotjen e investimeve në ato vende, janë naivë.

Ripple është një kompani e transfertave të parave bazuar në teknologjinë blockchain e lidhur ngushtë me monedhën e tre më të madhe në botë për nga vlera e tregut.

Përveç frikës së shkaktuar nga një “flluskat” ICO që mund të shpërthejnë në çdo moment dhe mungesa e rregullimi të kësaj industrie, ndërprerjet teknike, konvertimi në kesh të monedhave, hakimi i CoinDash e madje edhe spekulimet se Buterin kishte vdekur, kanë kontribuar të gjitha në rënien e ndjeshme të çmimit të ether.

Ende ekziston një mundësi që monedhat dixhitale të vijojnë të jenë një rrugë për gjenerimin e të ardhurave nga kompanitë por në një ambient dhe formë të rregulluar./Pcworldalbanian

Komentet
Top