Batistuta s’mund të ecë më

auto_gabriel-batistuta-03-650x3581499670500.jpg

Gabriel Omar Batistuta është sot 48 vjeç dhe shumë prej viteve të jetës së tij i ka shpenzuar në fushat e futbollit.

Ai ka pushtuar zemrat e tifozëve të skuadrave ku ka luajtur, por edhe ato të kundërshtarëve sepse gola të caktuar nuk mund të kalonin pa marrë duartrokitjen e të gjithëve.

Batigol, golashënuesi i dytë më i mirë i kombëtares së Argjentinës me 56 gola në 78 ndeshje, sot ka vështirësi edhe në të ecur.

“Eshtë e vërteta, – thotë ai. – Ky është rezultati i punës së pa llogaritur në stërvitje. Nuk jam tërhequr kurrë pas dhe kam dhënë gjithmonë maksimumin, edhe kur ndihesha keq. Një gjë është e sigurt: kam dhënë më shumë se ajo që duhet dhe mund të jepja.”

Fitorja e fundit në një trofe ndërkombëtar për Argjentinën mban ende firmën e Batistuta. Heroi, në fillim i Firenze dhe pastaj në Romë, shënoi një nga dy golat me të cilat çelestët fituan ndaj Meksikës në finalen e Kupës së Amerikës në vitin 1993.

“Eshtë e pabesueshme që nga ajo ditë nuk kemi fituar asnjë trofe. Argjentina gjithmonë ka pasur qendërsulmues të fortë, si Aguero apo Higuain. Argjentina ka humbur tre finale në veprimtaritë madhore, ku mendoj se nuk ka pasur fat. Në finalen e Kupës së Botës kundër Gjermanisë, Higuain krijoi nga hiçi një rast ideal për të vendosur ndeshje, por e gaboi dhe prandaj them se në futboll vendos edhe fati.”

Komentet
Top