BDI dhe LR-PDSH në Qeveri bashkë, ndërsa në Bogovinë “luftojnë” mes vehte – VIDEO

Komuna-e-Bogovines.jpg

Këshilli i komunës së Bogovinës ka dështuar të zgjedh ushtruesin e detyrës kryetar komune. Edhe përkundër faktit që mbi 500 të punësuar në arsim dhe administratën e komunës tanimë dy muaj nuk kanë marrë pagën, Këshilli komunal nuk ka mundur të sigurojë kuorumin për shkak të mungesës së këshilltarëve të LR-PDSH-së.

Tetë këshilltar ishin prezent pra nuk mundëm të formojmë shumicën prej 10 këshilltarëve dhe për fat të keq nuk sollëm rezultat të mirë për qytetarët sikurse prisnin. Mua më vjen keq që opozita e bojkotoi këtë, ata me siguri bëjnë politikë por me qytetarët nuk bëhet politikë sepse gati dy muaj janë pa rroga, janë një grup që e quajnë veten këshilltarë të LR PDSH-së – deklaroi Safet Imeri, kryetar i këshillit komunal Bogovinë.

Këshilltarët e LR-PDSH-së mos prezencën e tyre, e kanë arsyetuar me kohën e shkurtër të caktimit të mbledhjes.

Arsyeja kryesore e mospjesëmarrjes sonë në seancë është shkaku se nga komuna jemi informuar dy orë para seancës dhe ishte e pamundur që ne si këshilltarë të marrim pjesë, sepse këshilltarët kanë obligimet punët e tyre – tha Bujar Misini, Koordinator i grupit të këshilltarëve të LR PDSH-së.

Në tentim për të gjetur zgjidhje, në komunën e Bogovinës ka qëndruar edhe inspektori i Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Do e shfrytëzoj rastin të vendosi kontakte telefonike edhe me koordinatorin e grupit të këshilltarëve të bllokut të ashtuquajtur opozitar por edhe me dy këshilltarët e pavarur që bashkërisht të caktojmë një takim të radhës që përfundimisht të gjendet zgjidhja e ushtruesit të detyrës,kryetar në komunën e Bogovinës – u shpreh Rahimj Musliu, Inspektor i MPL.

Për shkak të mos-zgjedhjes së ushtruesit të detyrës, kryetar i Bogovinës pas vrasjes së kreut të mëparshëm Hazbi Idrizi, pa rroga kanë mbetur qindra të punësuar. Për shkak të situatës së krijuar të punësuarit dhe banorët kanë paralajmëruar për nesër protesta.

Komentet
Top