Berisha drejt ketij ekipi

ertrit-berisha.jpeg

Te Napoli për të bërë hapin e madh në karrierë. Mund të jenë 2 futbollistët shqiptarë që mund të mbajnë veshur fanellën e skuadrës së kaltër sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane dhe më konkretisht, Radio Kiss Kiss që qëndron shumë pranë klubit jugor, Etrit Berisha kërkohet nga Napoli dhe mund të jetë, portieri shqiptar titullari i portës te skuadra e Sarrit, me 27-vjecarin që do të luante kështu në të njëjtën skuadër me shokun e tij në kombëtare Elseid Hysaj. Pepe Reina do ti japë lamtumirën Napolit në merkaton e kësaj vere dhe drejtuesit e klubit të kaltër po mendojnë pikërisht për Berishën i cili është në pronësi të Lazios por sezonin e fundit luajti në formë huazimi te Atalanta duke zhvilluar një kampionat fantastik. Klubi bergmask dëshiron ta mbajë në skuadër 27-vjecarin e kombëtares kuqezi, por Atalanta nuk po arrin dot marrëveshjen me Lazion për vlerën e kartonit edhe pse është programuar një tjetër takim mes drejtuesve të këtyre dy klubeve. Nëse marrëveshja mes klubit bardhekaltër dhe Atalantës nuk arrihet, mund të përfitojë Napoli që është gati të hyjë në bisedime me Lazion për Etrit Berishën. Maurizzio Sarri e vlerëson setepërmi gardianin kuqezi dhe transferimi i Berishës në San Paolo është mëse i mundshëm.

Komentet
Top