Berisha mes 10 më të mirëve në botë

auto_2944891494931744.jpg

Instituti i Statistikave në futboll i njohur ndryshe si “CIES”, e rendit portierin e kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha mes 10 më të mirëve në botë për këtë sezon. Portieri i Atalantës ka shkëlqyer nën drejtimin e Gasperinit, duke qenë protagonistë në shumë ndeshje.

Ai renditet në vendin e 5-të me 81.5 pikë, po aq sa Oblak dhe Ter Stegen i Barcelonës. Vendi i parë mbahet nga Neuer me 88 pikë. Kujtojmë që kjo renditje bëhet vetëm për portierët që kanë kaluar 2000 minuta gjatë një sezoni

Komentet
Top