Besim Hoda ndalohet në kufi nga policia maqedonase

Besim-Hoda.jpg

Kreu i OVL-UÇK-së, Besim Hoda është ndaluar sonte në kufi nga ana e autoriteteve policore të Maqedonisë.

Kreu i veteranëve ka alarmuar rastin duke shprehur mllef lidhur me ndalimin e tij në kufi derisa ishte bashkë me familjen, Hoda bashkë me familjen po shkonte për pushime në bregdetin shqiptar.

“Edhe nje here, per te saten here, ky shtet i qelbur me ndalon ne kufi ! Edhe ate bashke me femije
Nuk ma nderoni dot mendjen ooo horra! FLM per te gjithe ata miq qe me shkruan dhe u brengosen, jam mire e jam ne Librazhd! Ka 5-6 muaj qe e kane riaktivizu kete pune, por si rezistova dot pohimit me mllef te birit tim! Kot paskeni luftuar o ba..!”, ka theksuar kreu i OVL – UÇK-së, Besim Hoda.

OVL e UÇK-së është organizata e veteranëve që ka ngelur zëri i vetëm kritik dhe reagues për statusin e veteranëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve.

Komentet
Top